Tahiri i përgjigjet Idrizit: Ju nuk jeni në garë, ju e Arsimi po garoni për vend të dytë prandaj debati është mes ju të dyve

Tahiri i përgjigjet Idrizit: Ju nuk jeni në garë, ju e Arsimi po garoni për vend të dytë prandaj debati është mes ju të dyve

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahir ju ka përgjigjur kandidatit të PDK-së, Ferit Idrizi duke i thënë se ju nuk jeni në garë, ju e Arsimi po garoni për vend të dytë prandaj debati është mes ju të dyve.

Tahiri në statusin e tij në facebook iu ka drejtuar Idrizit duke i thënë se qytetarët e Vushtrrisë po e vlerësojnë një djalë të ri, të përgatitur e me vizion të qartë, me projekte konkrete për zhvillimin e punësimin në Vushtrri.

“Ju në këtë fushatë nuk keni paraqitur asnjë projekt konkret zhvillimor për Vushtrrinë, keni shfaqur mosnjohje të thellë të ligjeve por edhe mosmirënjohje si për qytetarët ashtu edhe për donatorët që e kanë ndihmuar qytetin tonë këto vite. Prandaj ju, me gjuhën e urrejtjes e të inatit që keni shpërfaqur në këtë fushatë, tashmë përfaqësoni politikën e vjetër nga e cila më vjen shumë mirë që qytetarët e Vushtrrisë po shkëputen” ka thënë Tahiri.

Statusi i plotë i Tahirit:

Shpërndaje në: