Tahiri: Kosova është promovuese e paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajon

Tahiri: Kosova është promovuese e paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajon

“Belgjika ka qenë afër Kosovës dhe popullit të saj që nga ditët e para të përpjekjeve tona për liri dhe pavarësinë e vendit tonë dhe kjo përkrahje po vazhdon edhe në këtë periudhë të angazhimeve tona për një Kosovë demokratike dhe euroatlantike, prandaj u jemi shumë mirënjohës” tha Ministrja Tahiri, thuhet në komunikatë.

Ministrja Tahiri e njoftoi Servais për prioritetet e Qeverisë së Republikës së Kosovës, me theks të veçantë për sundimin e ligjit dhe zhvillimin ekonomik të vendit, të cilat prioritetet kryesore, ndërsa vlerësoi se Marrëveshja për Stabilizim Asocim e nënshkruar me BE-në ka rritur motivimin dhe përgjegjësitë tona për të bërë më shumë progres në reformat evropiane.

Ministrja Tahiri theksoi se Kosova është promovuese e paqes dhe fqinjësisë së mirë në rajon, të cilin, siç tha ajo, “po e dëshmojmë edhe në dialogun për fqinjësi të mirë me Serbinë, që është në dobi të paqes dhe stabilitetit në gjithë rajonin, dhe në dobi të afrimit të Kosovës me strukturat euroatlantike”.

Shefi i zyrës Jean-Louis Servais, theksoi se Belgjika mbështet fuqishëm shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës dhe integrimin e saj në strukturat euro-atlantike.

“Ne do të jemi të angazhuar për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet Belgjikës dhe Kosovës në të gjitha sferat e rëndësishme si dhe vlerësojmë progresin në Kosovë dhe rolin e sajë konstruktiv për paqen dhe fqinjësinë e mirë në rajon”, tha Servais./ lajmi.net

Shpërndaje në: