Tahiri: Kurti dhe Bislimi me shumë lehtësi po i trajtojnë kërkesat e Vuçiqit rreth UÇK-së

Tahiri: Kurti dhe Bislimi me shumë lehtësi po i trajtojnë kërkesat e Vuçiqit rreth UÇK-së

Shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri, tha se është e rrezikshme dhe e papranueshme që kryeministri i Kosovës të ‚pranojë me kaq lehtësi kërkesat e Vuçiqit për UCK-në dhe historinë tonë.

Ai e ka quajtur kurth të Serbisë, në të cilin ka rënë qeveria e Kosovës.

„Është e pabesueshme që diskursi i zhvillumë në Beograd në raport me luftën e UÇK-së dhe akuzave që ata kanë drejtu në vazhdimësi ndaj krerëve të UÇK-së, tash qai diskurs po zhvendoset nga Beogradi në Bruksel dhe në Prishtinë përmes kryeministrit dhe zv.kryeministrit. Të trajtohet një kërkesë e tillë e Vuçiqit me kaq lehtësi  nga kryeministri dhe zëvendëskryeministri, është totalisht e papranueshme. Të kthehet diskursi i Serbisë në Kosovë, përmes kryeministrit dhe të hapen tema shumë të rrezikshme për historinë tonë, mendoj që është e papranueshme. Duhet të jemi bashkë dhe ta mbrojmë historinë tonë më të re“, ka thënë ai./Periskopi

Shpërndaje në: