Tahiri: Kurti ka dezertuar me paramendim në komunat veriore

Tahiri: Kurti ka dezertuar me paramendim në komunat veriore

Ish-ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka thënë se shqetësimit të qytetarëve për përfshirjen flagrante të Serbisë në komunat veriore të Kosovës, Kryeministri në largim Albin Kurti, i përgjigjet me tallje monologu e video loje.

Sipas tij, Qeveria e mëparshme u kujdes ta luftojë krimin e organizuar në komunat veriore, duke prishur oazat e pasurimit kriminal e duke i çliruar edhe qytetarët e asaj pjese nga të bëmat e shumta të akterëve të krimit, njofton Klan Kosova.

“Ndërsa qeveria në ikje e Albin Kurtit, jo vetëm që s’ka bërë asnjë përpjekje për rend e ligj në atë pjesë të territorit të Republikës, por ka dezertuar me paramendim edhe ndaj kujdesit humanitar e shëndetësor ndaj qytetarëve të Zubin Potokut, Zveçanit, Leposaviqit e Mitrovicës së Veriut”.

“Ky paranoik i papërgjegjshëm e parashikues i dështuar që flet për shampanja e gjakderdhje si shpjegim për dështimin e tij, duhet të turpërohet për mënyrën se si e ka trajtuar Kosovën si shtet sovran dhe se si i trajton qytetarët e vendit tonë me monologje sureale. Por ky turp nuk ka. Mbi turpin i ka interesat”.

Shpërndaje në: