Tahiri: Kurti le ta trajtojë e përmirësojë çështjen e kufirit me Malin e Zi

Tahiri: Kurti le ta trajtojë e përmirësojë çështjen e kufirit me Malin e Zi

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se Qeveria e Kosovës e ka për detyrë ta trajtojë dhe përmirësojë demarkacionin me Malin e Zi. Sipas tij deklaratat e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, janë të kuptueshme.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar deklaratat e Kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili kishte thënë se nuk do ta ridiskutojnë temën e demarkacionit me Kosovën.

Tahiri tha se i kupton deklaratat e Abazoviqit, dhe se përgjegjësia për ta trajtuar këtë çështje më shumë i takon Qeverisë së Kosovës.

Sipas Tahirit, kryeministri Kurti e ka për detyrë që ta përmirësojë demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

“Ne e kemi sjellë në kuvend një letër të dy presidentëve… kemi votu raportin e komisionin shtetëror dher marrëveshjen. Është detyrë e qeverisë Kurti të merret me të, për arsye siç dihet Ramush Haradinaj kishte dhënë dorëheqje, është detyrë e tij (Kurtit) që ta trajtojë këtë temë me palët tjera dhe ta përmirësojë”, ka deklaruar Tahiri ne Dukagjini.

Sipas Tahirit, Qeveria e Kosovës duhet të mundohet që dëmi i shkaktuar sipas tij të minimizohet.

Tutje, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, e ka komentuar deklaratën e kryeministrit Albin Kurti të dhënë në kuvend, para disa muajsh, i cili duke ju drejtuar Ramush Haradinajt, i kishte thënë se partia e tij e ka “lëshuar bajrakun”, sa i përket demarkacionit me Malin e Zi.

Tahiri, ka thënë për Kurtin, se me deklaratat e tija po bëhet qesharak.

“Kurti ka filluar të bëhet qesharak, ky cka po fol e cfarë veprime po bën po del qesharak. Ky njeri ka thënë se nuk ulet kurrë me Vuçiqin,  ky prej pikës së shtatë  e ka kthyer dialogun në pikën një. Ky i ndërron fjalët sikurse frynë era. Ne nuk e kemi lëshu bajrakun…”, ka thënë ai.

Në fund Tahiri, është shprehur se partia e tij AAK i ka rënë pishman se pse në vitin 2015 kanë bashkëpunuar me kryeministrin e tanishëm Albin Kurti.

 

Shpërndaje në: