Tahiri – Kurtit dhe Bislimit: Kërkoni falje rreth ‚arkivit të UÇK-së‘, nuk është marre

Tahiri – Kurtit dhe Bislimit: Kërkoni falje rreth ‚arkivit të UÇK-së‘, nuk është marre

Shefi i Grupit Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se shtyrja e zgjedhjeve lokale, do ishte ngulfatje e demokracisë në mbarë vendin.

Ndërkaq lidhur me çështjen e hapjes së arkivave, ai thotë se është temë delikate dhe për deklarimet e qeveritarëve të dhëna sot, pohon se duhet të ketë kërkim falje, njofton Klankosova.tv.

”Shtyrja e zgjedhjeve është ngulfatje, goditja më e madhe e demokracisë, që nga paslufta. Deri dje i hapën të gjitha veprimtaritë, sot duan t’i mbyllin zgjedhjet, për çështje puro politike”.

”Sa i përket çështjes së arkivave të UÇK-së, janë disa tema të këtij vendi, që lidhen me historinë tonë të lavdishme. Ajo histori është lufta për liri, luftë e cila është vlera më e  madhe kombëtare, e këtij kombi e këtij vendi”.

”Janë disa tema si drejtësia, lufta për liri, ku nuk ka reciprocitet, ku ska paritet, janë disa tema me të cilat nuk duhet të eksperimentohet”.

”Këtu dihet një e vërtetë, ai që ka qenë në këtë vend, dhe ai që ka jetu në këtë vend e di arkivën e UÇK-së dhe lirisë”.

”Kërkohet të hapen arkiva që nuk ekzistojnë, është një gabim substancial. Nuk është marre me kërku falje, me thanë ‘’më falni se kam bë gabim’’, por me trajtu këtë pa asnjë nevojë. Vet Serbia e bën me qëllim, që tek Bashkësia Kombëtare me u mundu me na portretizu me agresorin”.

”Kemi sot procese të hapura në Gjykatë Speciale, dhe po kërkohet të hapen arkiva”.

”Serbia po kërkon në tavolinë me barazu. Kjo temë është e padiskutueshme që duhet të kërkohet falje”.

Shpërndaje në: