Tahiri: Me anëtarësimin e Kosovës në KiE fitojnë të gjithë
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre.
Tahiri ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në KiE i hap rrugë edhe minoriteteve për promovimin e të drejtave të tyre.
“Gjatë diskutimeve thekosva se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet. Këtë e kanë thënë tashmë kuristët eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve”, ka thënë Tahiri.
Postimi i plotë:
Me anëtarësimin e Kosovës fitojnë të gjithë
Në të dy takimet në Komiteteve, në atë për Barazi dhe Mos diskriminim dhe në Komitetin për Çështje Ligjore dhe Drejta të Njeriut diskutimet dhe votimet treguan se shumica dërmuse janë në anën tonë. Në të parin votimi ishte i qartë, 30 vota ishin PËR, 2 KUNDËR dhe 4 abstenime ndërsa në të dytin, në Legal 23 vota PËR dhe 3 KUNDËR. Ky trend i votimit tregon saktë se 2/3 e votave janë reale për votimin e sotshëm. Për pak do të kemi edhe një betejë atë të mos votimit të 16 amandamendeve, shumica të inicuara nga Delegacioni Serb.
Gjatë diskutimeve thekosva se Kosova i plotëson standardet dhe kushtet. Këtë e kanë thënë tashme Juristët Eminent dhe te tri raportueset. Anëtarësimi i Kosovës i hapë rrugë edhe minoriteteve për promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të tyre. Është WIN-WIN, fitore e të gjithëve.