Tahiri merr mbështetje të madhe në Reznik, shprehet krenar me investimet në këtë fshat

Tahiri merr mbështetje të madhe në Reznik, shprehet krenar me investimet në këtë fshat

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit sot ka marrë përkrahje të madhe në  fshatin  Reznik.

“Sot jam shumë krenar që uji, mbeturinat, ndriçimi e kanalizimet janë përfunduar, shto këtu edhe 15 rrugë që i ndërtuam këtë mandat në Reznik.Do të ndërtojmë qerdhe të re për fëmijët në këtë bashkësi lokale që fëmijët të mos mbeten pa shkollim adekuat” ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Rezniku, të gjitha lagjet e Reznikut të vendosur për të vazhduar +4.

4 vite më parë Rezniku kishte mungesë uji, mbeturina, kanalizim e ishte terr në të gjitha lagjet e Reznikut.

Sot jam shumë krenar që uji, mbeturinat, ndriçimi e kanalizimet janë përfunduar, shto këtu edhe 15 rrugë që i ndërtuam këtë mandat në Reznik.

Do të ndërtojmë qerdhe të re për fëmijët në këtë bashkësi lokale që fëmijët të mos mbeten pa shkollim adekuat.

Fitore ✌️

Shpërndaje në: