
Tahiri: Ministri Kuçi siguroi zbatimin e pavarësisë energjetike, arritje jetike për Kosovën
Ministri i në detyrë i Ekonomisë dhe Ambientit Blerim Kuçi, ka dhënë dorëheqje nga detyra e tij.
Punën e ish ministrit Kuçi e ka vlerësuar lartë, zëvendëskryeministri në detyrë nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri.
Ai tha se Kuçi është njëri ndër kolegët më të respektuar të Aleancës, i cili mbështetjen e tij e ka vendosur ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së.
‘Një ndër kolegët e respektuar të Aleancës dhe miqët e mi, prej sot ka vendosur që betejën politike ta vazhdojë në terren në mbështetje të plotë të AAK-së për zgjedhjet parlamentare. Blerimit i shpreha mirënjohjen time më të sinqertë për kontributin e tij si Ministër dhe bashkëpunëtor i ngushtë. Me punën e tij, ai siguroi zbatimin e pavarësisë energjetike të Republikës së Kosovës, një arritje jetike për shtetin tonë e cila do të mbahet mend’, ka shkruar Tahiri në Facebook.