Tahiri në Nadakoc: Bashkë me qytetarët do të bëjmë historinë e do ta ndërtojmë Vushtrrinë

Tahiri në Nadakoc: Bashkë me qytetarët do të bëjmë historinë e do ta ndërtojmë Vushtrrinë

Kryetari i Vushtrrisë, kandidat i LDK-së për Kryetar Komune, Xhafer Tahir po merr mbështetje të madhe në të gjitha tubimet nëpër fshatra të Komunës së Vushtrrisë.

Në vazhdën e takimeve të shumta, Tahiri ka vizituar fshatin Nadakoc dhe nga të gjithë pjesëmarrësit në tubim mori përkrahje të madhe për fitoren me të parën për mandatin e dytë.

Tahiri ka thënë se mbështetja e madhe e qytetarëve në Nedakoc është matja më e mirë dhe e vetme për në dhe u zotua se bashkë me qytetarët do të bëjë histori dhe do ta ndërtojë Vushtrrinë për të gjithë.

Duhet të theksohet se në të gjitha në të gjitha sondazhet për Vushtrrinë nga UBO Consulting, RTV Dukagjini dhe nga 15 analistët e të gjitha televizioneve nacionale, Xhafer Tahiri pritet të fitoj garën për Kryetar të Vushtrrisë me të parën.

Postimi i plotë i Tahirit:

Mbështetja e madhe e qytetarëve në Nedakoc është matja më e mirë dhe e vetme për ne.

Vazhdojmë bashkë me qytetarët, në një rrugëtim që të bëjmë histori e të ndërtojmë Vushtrrinë për të gjithë!

 

Shpërndaje në: