Tahiri për Borrellin: Pati një reagim të njëanshëm, tregoi se sa shumë është i ndikuar nga Beogradi

Tahiri për Borrellin: Pati një reagim të njëanshëm, tregoi se sa shumë është i ndikuar nga Beogradi

Ish-kryenegociatorja e bisedimeve me Serbinë, Edita Tahiri, ka reaguar ndaj deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Josep Borrell.

Tahiri ka thënë se Borrelli ka pasur dje një reagim të njëanshëm ndaj aksionit anti-kontrabandë që bëri Policia e Kosovës.

Ajo ka thënë se me këtë qasje, Borrelli tregoi se sa shumë është i ndikuar nga Beogradi.

“Dje Borelli pati nje reagim te njeanshem ndaj nderhyrjes se ligshme te Qeverise dhe policise se Kosoves kunder kontrabandes dhe krimit ne Kosove. Me qasje te tille demtoi paanshmerine e BE-se si ndermjtesuese ne dialogun e Brukselit, madje tregoi se sa shume eshte i ndikuar nga Beogradi”, ka shkruar Tahiri në Facebook, shkruan Gazeta Reporteri.net.

Po ashtu, ish-kryenegociatorja ka kërkuar nga qeveria e Kosovës që të reagojnë te autoritetet e BE-së.

“Qeveria duhet te beje kunder reagimin zyrtar prane autoriteteve te larta te BE-se, sepse paanshmeria eshte baza e besimit ne ndermjtesimin qe bene BE ne dialog”, ka shkruar Tahiri.

Borrelli, aksionin e autoriteteve kosovare dje në veri të vendit e ka quajtur “të njëanshëm dhe të pakoordinuar”.

“Incidentet e dhunshme në veri të Kosovës duhet të ndalen menjëherë. Veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara që rrezikojnë stabilitetin janë të papranueshme. Të gjitha çështjet e hapura duhet të adresohen përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja. Ne jemi në kontakt me Beogradin dhe Prishtinën”, kishte shkruar Borrelli në Twitter.

Shpërndaje në: