Tahiri për Demarkacionin: Nëse mendoni se po e tradhtojmë vendin, zgjohuni e shpallni luftë Malit të Zi

Tahiri për Demarkacionin: Nëse mendoni se po e tradhtojmë vendin, zgjohuni e shpallni luftë Malit të Zi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, përmes një transmetimi live në profilin e tij në “Facebook”, ka thënë se sot kur do të votohet marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, deputetët do të quhen nga popullata ose ‘Esat Pasha’, ose ‘Hero’, shkruan Periskopi.

Tahiri arsyeton votën e tij pro Demarkacionit, duke thënë se do të jetë ‘shpëtimtar i mijërave nënave që presin para ambasadave në borë e nëpër shi’.

Tutje, ai flet edhe për ata që i cilësojnë si ‘tradhtarë’ deputetët që votojnë ratifikimin e kësaj marrëveshje.

“E ju që na quani trathtarë, nëse veq po mendoni se po e trathtojmë vendin, zgjohuni dhe shpallni Luftë pra Malit të Zi, edhe mos na e leni kohën me votu ne në orën 16:00, por po vijmë me ju ta mbrojmë kufinin”, shkruan ai ndër të tjerash.

Lexoni të plotë shkrimin e tij dhe ndiqeni transmetimin live:

Sot, ose Esat Pasha ose Hero do të na quajnë disa nga pjesa e popullatës.

Nëse sot votohet nga dora ime, nuk do të thot qe jam trathtarë, por do të thot shpëtimtarë i mijërave nanave që presin para Ambasadave në Borë e nêpër shi.

E ju që na quani trathtarë, nëse veq po mendoni se po e trathtojmë vendin, zgjohuni dhe shpallni Luftë pra Malit të Zi, edhe mos na e leni kohën me votu ne në orën 16:00, por po vijmë me ju ta mbrojmë kufinin.

Unë jam i ri në politik, vetëm sa kam pa në parlament, shumica bëjnë skena mediale vetëmm për interesa të partisë.

Edhe unë kam fëmijë, në shtëpi i kam, mund ti kërcenoni edhe ata! Mirpo, derisa na kercnoni neve disa nga ata që mund të na kërcenojnë, të njejtën gjë bejani edhe Amerikes dhe Evropës.

Edhe nëse me quani nesër trathtarë, kam lënë vepra ku plot fëmijë më quajnë HEROOO.

Ditën e mirë.

Sakrificë për shpirtat e këtij atdheu!

LABINOT TAHIRI- DEPUTET ( SHËRBËTORË).

20 Mars 2018

Shpërndaje në: