Tahiri: Për herë të parë pas 20 vitesh i kemi realizuar shërbimet Stomatologjike dhe Laboratorike në Lum Madh dhe Pantinë

Tahiri: Për herë të parë pas 20 vitesh i kemi realizuar shërbimet Stomatologjike dhe Laboratorike në Lum Madh dhe Pantinë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë , kandidati i LDK’së, Xhafer Tahiri është musafir në emisionin Zgjedhjet në Kohë në KTV.

Tahiri gjatë debatit potencoi se në Komunën e Vushtrrisë për herë të parë janë realizuar shërbimet Stomatologjike dhe Laboratorike në fshatrat Lum Madh dhe Pantinë.

“Shëndetësia ka qenë prioritet i qeverisjes sime ku janë renovuar të gjitha qendrat e mjeksisë familjare dhe jam shumë krenar që për herë të parë pas 20 vitesh i kemi dy laboratorë të analizave në Lum Madh dhe në QMF 3 si dhe shërbimet stomatologjike në pantine e Lum Madh. Po ashtu do të vazhdojmë me rritjen e numrit të qendrave stomatologjike dhe laboratorike”, ka deklaruar Tahiri.

Shpërndaje në: