Tahiri për Periskopin: Tani është koha që Kurti të shpjegohet per tensione në veri dhe Asociacionin

Tahiri për Periskopin: Tani është koha që Kurti të shpjegohet per tensione në veri dhe Asociacionin

Ka kaluar një javë prej 26 majit kur serbët lokal të komunave veriore në Zveçan, Leposaviq e Zubin Potok, janë duke protestuar për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Ndërsa më 29 maj, situata kishte përshkallëzuar në Zveçan, pas përplasjes së protestuesve serbë me pjesëtarë të KFOR-it. Për pasojë u palgosën 30 pjesëtarë të KFOR-it, si dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës. Eskalimi i situatës në veri ka nxitur NATO-në që të angazhojë 700 trupa shtesë në Kosovë. Lidhur me zhvillimet e fundit në veri ka folur edhe ish-kryenegociatorja Edita Tahiri.

Sipas Tahirit tani nuk është koha për komente pasi që kryeministri Kurti nuk është sqaruar sa duhet për situatën në veri.

“Tani është koha që Kurti të shpjegohet per tensione ne veri dhe Asociacionin”, ka thënë Tahiri për Periskopin.

Ndryshe, dje dhe sot në Kosovë kanë qëndruar i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak dhe i dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkan, Gabriel Escobar, të cilët kanë realizuar takime me kryeministrin Kurti e presidenten Osmani si dhe me opozitën.

Takimi mes Kurtit si dhe dy emisarëve që u mbajtë në orët e mbrëmjes të së hënës, ka prodhuar tri kërkesa ndaj Qeverisë së Kosovës për situatën aktuale politike e të sigurisë në vend.

Kërkesa e parë e Lajçakut dhe Escobar është që të de-përshkallëzohet situata në veri të vendit menjëherë.

Në vend të dytë, është renditur kërkesa për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në veri dhe pjesëmarrja e serbëve lokalë në këto zgjedhje

Ndërkaq, kërkesa e fundit është që palët të kthehen në dialog për normalizimin e marrëdhënive.

Protestat të cilat erdhën si rezultat i zgjedhjeve të 23 prillit, kundër kryetarëve shqiptarë të komunave me shumicë serbe kanë vazhduar edhe sot, por situata ka qenë më e qetë krahasuar me ditët e kaluara./Albina Zariqi- PERSIKOPI

 

 

 

Shpërndaje në: