Tahiri për shtrenjtimin e rrymës: Është rezultat i paaftësisë së menaxhimit nga mazhoranca

Tahiri për shtrenjtimin e rrymës: Është rezultat i paaftësisë së menaxhimit nga mazhoranca

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se kjo parti do të shterojë të gjitha mundësitë që nesër në seancën e Kuvendit të Kosovës të mos lejohet rritja e çmimit të energjisë elektrike për qytetarët.

Tahiri përmes një postimi në “Facebook”, ka thënë se rritja e këtij çmimi ka ardhur si rezultat i paaftësisë së menaxhimit të situatës nga mazhoranca.

Ai deklaroi se PDK-ja ka paralajmëruar qysh në tetor për krizën energjetike nga e cila rrezikohej edhe Kosova.

“Rritja e çmimit të energjisë elektrike si rezultat i paaftësisë së menaxhimit të situatës nga mazhoranca e udhëhequr nga Albin Kurti, është e papranueshme. PDK-ja ka paralajmëruar që nga muaji tetor për krizën energjetike që rrezikonte të përfshinte edhe vendin tonë, për çfarë qeveria qëndroi totalisht indiferente. Grupi Parlamentar i PDK-së, do t’i shterojë të gjitha mundësitë, që në seancën parlamentare të ditës së nesërme, të mos lejojë këtë barrë të rëndë e të papranueshme për qytetarët e Kosovës”, ka shrkuar ai.

Shpërndaje në: