Tahiri për situatën me energjinë: Kosova do jetë në kolaps për fajin e Qeverisë Kurti

Tahiri për situatën me energjinë: Kosova do jetë në kolaps për fajin e Qeverisë Kurti

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka paralajmëruar se për dimrin që vjen, Kosova do të jetë në kolaps energjetik, sipas tij, me fajin e Qeverisë Kurti.

“Ne jemi në verë, dhe rreziqet janë shumë të mëdha. E para, nëse nuk do të ketë kontrata afatgjate, për blerje të energjisë tani, nëse nuk transferohen mjetet e zotuara tek operatorët përgjegjës, nëse nuk do të kërkohet nga qytetarët të kursejnë energjinë, nëse nuk do të ndodhin remondet në Kosovën A dhe në Kosovën B, atëherë Kosova do të jetë në kolaps energjetik me fajin e Qeverisë”, tha Tahiri në Klan Kosova.

“Këtu nuk ka shpresë, këtu nuk mundemi me iu lut Zotit, me thonë ‘Zot ndihmona’, këtu duhet të merren vendime”, shtoi ai.

“Tash duhet me fillu kampanja, tash duhet me i njoftu njerëzit. Nuk është marre me thonë ‘e kemi një dimër të vështirë, shikoni për mënyra alternative’”, u shpreh deputeti.

 

Shpërndaje në: