Tahiri për uljen e rrogës së Auditores së Përgjithshme: Në fund të vitit rroga do i del vetëm 200-300 euro më pak

Tahiri për uljen e rrogës së Auditores së Përgjithshme: Në fund të vitit rroga do i del vetëm 200-300 euro më pak

Deputeti nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar kërkesën nga Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, si dhe miratimin nga deputetët për ulje të pagës, duke thënë se shtesat do të bëjnë që auditroja të merr pagë pothuajse të njëjtë.

“Mas 1 viti, auditorja do vjen në kuvend, pyetja ime është kjo: Nëse është zvogëluar paga bazë dhe nëse auditorja duhet me na tregu sa do ta merr rogën e plotë me shtesa, dhe nëse me shtesa zvogëlohet për 200 apo 300 euro , më falni çka kemi bo ne?”, tha Tahiri.

“Ne e kemi bo një politikë që nuk duhet ta bëj auditori i përgjithshëm, dhe unë pas një viti nëse jemi këtu do të lypi llogari se a a kanë qenë të hyrat e auditores së përgjithshme 2080 euro apo ne e kemi zvogëluar vetëm pagën bazë dhe pastaj me shtesa del pothuajse e njëjta”, u shpreh tutje deputeti në seancë.

“Mos sillni populizëm se në fund të vitit rroga do i del vetëm 200 apo 300 euro më pak për shkak të shtesave”.

Shpërndaje në: