Tahiri: Pestova është fole e LDK-së, aty gjithmonë fitojmë

Tahiri: Pestova është fole e LDK-së, aty gjithmonë fitojmë

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, kandati i LDK-së për kryetar komune në zgjedhjet e 17 tetorit, Xhafer Tahiri në tubimin e mbajtur në fshatin Pestovë ka thënë që Pestova është fole e LDK-së, aty gjithmonë fitojmë dhe i ka falenderuar banorët duke thënë se ata kanë vendosur me kry me të parën.

Tahiri foli për projektete që ka përfunduar në Pestovë, ujësjellësin, kanalizimin, ndriçimin publik e rrugët.

“Do të bëjmë një qerdhe për fëmijë, do të mbulojmë shpenzimet e ujitjes së tokave me Iber-Lepenc për të gjithë prodhuesit e patates dhe do të pastrojm kanalet e kulluese që të shmangen vërshimet në arat e Pestovës” ka thënë Tahiri.

Postimi i plotë i Tahirit:

Pestova është fole e LDK-së, aty gjithmonë fitojmë prandaj jam mirënjohës e falënderues sepse pestovalitë kanë vendosur me kry me të parën.

Kemi kryer ujësjellësin, kanalizimin, ndriçimin publik e rrugët aty.

Do të bëjmë një qerdhe për fëmijë, do të mbulojmë shpenzimet e ujitjes së tokave me Iber-Lepenc për të gjithë prodhuesit e patates dhe do të pastrojm kanalet e kulluese që të shmangen vërshimet në arat e Pestovës.

Shpërndaje në: