Tahiri prezanton kandidatin e radhës për asamble komunale të Podujevës

Periskopi.com Lajme

Kandidati për kryetar të Komunës së Podujevës dhe njëherësh shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, po e merr besimin e shumë të rinjëve nga Podujeva.

Para pak qastesh ka treguar se ekipit të tij për Asamble Komunale, ju ka bashkuar edhe i riu Genc Mahmuti, i cili është një ekonomist i specializuar.

“Pas seancës parlamentare me shumë vullnet e dëshirë takova, Genc Mahmutin, djalë të ri të qytetit, aktiv dhe ambicioz. Genci, është model se si ngritet një i ri në karrierë. Ai është punëtor i suksesshëm në sektorin privat, kurse qëllimi i tij parësor është të punojë për të ngritur përspektiven dhe kualitetin e jetës së të rinjve në Llap”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri më tej tha se së bashku me Gencin dhe shumë të rinjë e të reja do ta gjallnojmë qytetin dhe gjithë Llapin.

“Genci është ekonomist, i specializuar në marketing dhe është në përfundim të Masterit.

Ai tash është pjesë e ekipit tim përgjegjës për politikat për rini dhe kandidat për Asamble Komunale.

Bashkë me Gencin dhe shumë të rinjë e të reja do ta gjallnojmë qytetin dhe gjithë Llapin”, tha tutje ai.

 

 

Shpërndaje në: