Tahiri pyet Kurtin: A jeni në mend se çfarë po veproni me tarifat e reja për rrymë

Tahiri pyet Kurtin: A jeni në mend se çfarë po veproni me tarifat e reja për rrymë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti për tarifat e reja për energji elektrike.

Tahri ka pyetur Qeverinë se ‘a janë në mend’ se çfarë po veprojnë me propozimin e tarifave të reja duke thënë se Kosova mund të pësojë bankrotim total.

“A jeni në mend çka jeni tu folë, a jeni në mend se në çfarë situate është Kosova dhe në çfarë situate do ta sjellin Kosovën tarifat e reja të energjisë elektrike”

“Si është e mundshme me thënë rryma është shtrenjtë me 2019, e tani me dalë me thanë rryma është lirë, e tani KEDS menjëherë me kërku me i rritë tarifat”, ka thënë ai në seancën në Kuvend ku po debatohet për krizën me energjinë dhe tarifat e reja të propozuara nga ZRRE.

Tutje ai ka thënë se i kundërshtojnë tarifat e propozuara dhe se kërkojnë rishikim dhe tarifa të tjera nga ZRRE./Periskopi/

 

Shpërndaje në: