Tahiri thotë se Kurti po e respekton gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia

Tahiri thotë se Kurti po e respekton gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia

Ish-ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka thënë se Kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka refuzuar shqyrtimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kur u propozua nga institucionet e Kosovës; ndërsa tani është i gatshëm që ta respektojë në përpikëri gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia, për komunat në veri të Kosovës.

Sipas tij, kjo flet më qartë, më hapur e më shumë se ç’do të mund të flitej, për dëmin kombëtar, shtetëror e qytetar që ky kryeministër në largim është në gjendje të bëjë për shkak të mendësisë së tij kryeneçe.

“E ka tunduar dhe e tundon vazhdimisht fakti se është i vonë në historinë politike të Kosovës, por Republika e konsoliduar me mund e as qytetarët e saj, nuk ia kanë borxh Albin Kurtit, një devalvim të tillë të shtetit tonë sovran. Mirë që ditët si kryeministër në ikje po i ecin, sepse nuk la ditë pa na befasuar për s‘mbrapshti”.

Shkrimi i plotë:

Kryeneçësia e Albin Kurtit për të refuzuar shqyrtimin e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme kur u propozua nga institucionet tona, dhe gatishmëria e të njëjtit për të respektuar në përpikëri gjendjen e jashtëzakonshme të shpallur nga Serbia, për komunat në veri të Republikës së Kosovës, flet më qartë, më hapur e më shumë se ç’do të mund të flitej, për dëmin kombëtar, shtetëror e qytetar që ky mashtrues kryeministër në largim, është në gjendje të bëjë për shkak të mendësisë së tij kryeneçe. E ka tunduar dhe e tundon vazhdimisht fakti se është i vonë në historinë politike të Kosovës, por Republika e konsoliduar me mund e as qytetarët e saj, nuk ia kanë borxh Albin Kurtit, një devalvim të tillë të shtetit tonë sovran. Mirë që ditët si kryeministër në ikje po i ecin, sepse nuk la ditë pa na befasuar për s‘mbrapshti.

Shpërndaje në: