Tahiri: U dasht me u ndalë rrymë për me u dhezë Qeveria, e kjo na tha a doni reduktime a shtrenjtim

Tahiri: U dasht me u ndalë rrymë për me u dhezë Qeveria, e kjo na tha a doni reduktime a shtrenjtim

Shefi i deputetëve të PDK-së Abelard Tahiri, ka kritikuar qeverinë për rritjen e cmimit të rrymës. Këto komente ai i bëri në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga PDK dhe AAK lidhur me cmimin e rrymës.

“Qeveria ka shpërfillur totalisht këtë krizë derisa goditi drejtpërdrejt qytetarët tonë. Prej muajit shtator qeveritë në rajon patën nis me marrë masa. Masa rregullative, dikush duke ulë tvsh për importin e rrymës e dikush me lehtësira për operatorët Kurse qeveria jonë foli për herë të parë kur nisën reduktimet. Pra fillimisht u dasht me u ndalë rryma, për me u dhezë Qeveria Kurtid he na dhanë dy alternative, e para shtrenjtim 100 për qind ose reduktime”, ka thënë Tahiri, përcjell Periskopi.

 

Shpërndaje në: