Tahiri: Vendimi i ZRrE racist, prokuroria ta hetojë

Tahiri: Vendimi i ZRrE racist, prokuroria ta hetojë

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka reaguar pas vendimit të ZRRE-së për mos ngritjen e çmimit të rrymës për komunat veriore.

Përmes një shkrimi në Facebook, Tahiri ka thënë se ky është një vendim racist, derisa ka kërkuar hetim nga Prokuroria.

“Tentimi i Qeverisë përmes kryesuesit të Bordit të ZRrE-së për të arsyetuar diskriminimin etnik që ZRrE-ja është duke ua bërë shqiptarëve të Kosovës me rastin ngritjes së çmimit të rrymës, duke përjashtuar kështu komunat veriore nga kjo ngritje e çmimeve, është një veprim i ulët, diskriminues dhe me elemente raciste.

Si i tillë duhet të kundërshtohet fuqishëm nga të gjithë spektri politik, shoqëria civile dhe qytetarët e vendit. Gjithashtu, ftoj prokurorin e shtetit që pa humbur kohë të fillojnë hetimet ndaj ZRrE-së nën dyshimim e shpërdorimit të detyrës zyrtare”, thuhet në shkrimin e tij.

Kujtojmë se Zyra e Rregullatorit të Energjisë nuk i ka përfshirë fare katër komunat veriore të Republikës së Kosovës në raportin e vetë në të cilën u shqyrtuar dhe propozua rritja e çmimit të energjisë elektrike.

Këtë sot e ka konfirmuar Kryesuesi i Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), Ymer Fejzullahu, teksa ka raportuar në Komisionin e Kuvendit të Kosovës për Ekonomi.

 

Shpërndaje në: