Tajvani: Jemi gati për luftë, por nuk dëshirojmë që ajo të ndodhë

Tajvani: Jemi gati për luftë, por nuk dëshirojmë që ajo të ndodhë

Ushtria e Tajvanit ka lëshuar një njoftim në të cilën thuhet se forcat e saj janë në gatishmëri dhe duke monitoruar nga afër manovrat kineze, shkruan Sky News, përcjell Periskopi.

“Ministria e Mbrojtjes thekson se ajo do të mbajë parimin e përgatitjes për luftë pa kërkuar luftë dhe me një qasje për të mos eskaluar një konflikt dhe pa shkaktuar tensione”, thuhet në njoftim.

“Sjellja iracionale” e Kinës ka për qëllim për të vazhduar status quo-n dhe të pengojë paqen dhe stabilitetin rajonal, shtoi Ministria.

Ministria gjithashtu tha se ushtria e saj “do të ruaj kontaktet e afërta me aleatët rajonal dhe do të fuqizojë koordinimin” në mënyrë që të shmanget eskalimi i situatës së sigurisë. /Periskopi/

Shpërndaje në: