Tajvani: Manovrat e Kinës po sulmojnë sovranitetin tonë

Tajvani: Manovrat e Kinës po sulmojnë sovranitetin tonë

Ministria e Mbrojtjes të Tajvanit ka thënë të premten se “manovrat e fundit nga Republika Popullore e Kinës rreth vendit tonë synojnë të ndryshojnë status quo-n e Gjirit të Tajvanit, kanë sulmuar sovranitetin tonë dhe kanë shkaktuar tensione në rajonin e Indo-Paqësorit”, shkruan The Independent, përcjell Periskopi.

Më herët të premten, Ministria njoftoi se ushtria kineze ka zhvendosur 68 aeroplanë dhe 13 anije deri në ora 17:00 për aktivitetet rreth Gjirit të Tajvanit, një pjesë e së cilave ka thyer vijën mbrojtëse dhe ka sulmuar status quo-n e gjirit”.

Ministria gjithashtu tha se Forcat e Armatosura të Tajvanit janë përgjigjur në mënyrë adekuate me “sisteme të mbikqyrjes, luftanije, sisteme raketore dhe aeroplanë luftarakë”. /Periskopi/

Shpërndaje në: