Takimi Kurti-UNMIK: Shefi i Unmikut preu flamurin e Kosovës nga fotografia me kryeministrin

Takimi Kurti-UNMIK: Shefi i Unmikut preu flamurin e Kosovës nga fotografia me kryeministrin

Shefi i UNMIK, Zahir Tanin, ka qëndruar në Prishtinë, ku është takuar me Kryeministrin Albin Kurti.

Për këtë takim është njoftuar nga dy zyrat përkatëse ku dhe është dërguar një fotografi nga pozicioni i njëjtë.

Në atë që e ka dërguar Zyra e Kryeministrit të dy protagonistët shihen në këmbë e në mes tyre në një tavolinë shihet edhe Flamuri i Kosovës.

Por në atë të dërguar nga Zyra e Tanin, fotografia është dërguar në format horizontal, e rrjedhimisht është prerë pjesa ku shihet flamuri shtetëror.

Shpërndaje në: