Takimi Qeveri – Kuvend – Veteranë: Konjufca thotë nesër, opozita sot

Takimi Qeveri – Kuvend – Veteranë: Konjufca thotë nesër, opozita sot

Kryeparlamentari Glauk Konjufca, thotë se shefat e deputetëve të partive politike, u pajtuan që nesër të ndodhë takimi qeveri – parlament – veteranë.

“U morëm vesh që të fillojë një proces i dialogut mes qeverisë (Ministria e Financave), Parlamenti (Komisioni për buxhet), Armend Muja dhe kanë të drejtë me ardhë krejt anëtarët e grupeve parlamentare dhe ky do të jetë ekipi që takon veteranët. Ky të jetë ekipi që takon veteranët si palë lidhur me këtë që po na ndodhë.  Pra kryeministri e premtoi ditën e nesërme, besoj që shumë shpejt e jep edhe orën kur do të ndodhë kjo. Nëse kjo nuk ndodhë, edhe pas kësaj kërkese që u pajtuam ne në mbledhje që e patëm pas pushimit, nëse nuk e pranoni as këtë, i bjen që bllokimi i seancës po është qëllim në vetvete që nuk po më pëlqen. Sepse, e keni premtimin që nesër do të ndodhë ky takim. Nuk kemi besim mes njëri tjetrit tjetër, përvec fjalën që e japim publikisht”, ka thënë Konjufca.

Ndërkaq, Abelard Tahiri i PDK-së, tha se janë pajtuar që sot e jo nesër të ndodhë takimi Qeveri – Parlament – Veteranë.

“Unë kesh kogja i qartë kërkesat tona në takim me ty si përfaqësues të opozitës ishin të njëjta, sot këta akterë të rëndësishëm, qeveri, komision, veteranë të takohen sepse sot kemi një protestë dhe sot këta njerëz duhet të takohen, të ftohen në takim. Unë e di që sot nuk mundet me u arritë një marrëveshje, por sot duhet me fillu si proces”, ka thënë Tahiri./Periskopi

Shpërndaje në: