Takimi i sotëm Rama-Basha, zbulohet negociatori

Takimi i sotëm Rama-Basha, zbulohet negociatori

Kthesë të befasishme marrin bisedimet për dialog mes palëve pas deklaratave të prera që Edi Rama bëri sot me gazetarët në konferencë.

Kreu i opozitës Lulzim Basha dhe shefi i qeverisë, Edi Rama po takohen sërish sonte në Presidecë në një tjetër tentativë për konsensus. Ky takim i dyti brenda dy ditësh vjen me ftesë të Presidentit Nishani dhe si negociator do të jetë ambasadori i SHBA Donald Lu që këtë herë do bëhet pjesë e bisedimeve në tryezë. Lu, është takuar brenda pak orëve, dy herë me Ramën sot në Kryeministri. Këtij takimi i është bashkuar edhe ambasadorja Romana Vlahutin.

Shpërndaje në: