Takimi Xhaferi-Hahn, ky i fundit ka një porosi për partitë

Takimi Xhaferi-Hahn, ky i fundit ka një porosi për partitë

Kryeparlamentari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, është takuar me euro-komisarin Johanes Hahn ku ky i fundit përsëriti qëndrimin e BE-së për dënimin e dhunës ndaj deputetëve dhe gazetareve në parlament.

Ai theksoi se çdo përsëritje e një akti të atillë do ta vendosë seriozisht në rrezik perspektivën e evropianë të vendit.

“Parlamenti tani duhet të lejohet të punojë pa pengesa. Të gjithë deputetët, përfshirë edhe opozitën, pritet që të luajnë një rol konstruktiv dhe jo obstruktiv, dhe të gjithë aktorët duhet të përmbahen nga veprimet dhe qëndrimet provokuese”, deklaroi Hahn.

Han bëri thirrje për t’u përqendruar në atë se cilët do të jenë hapat e ardhshëm të procesit të formimit të Qeverisë, respektimit të shumicës parlamentare dhe të veprohet në pajtim më Kushtetutën dhe principet demokratike.

 

Shpërndaje në: