Takohet Zaevi me Ahmetin
Pasi e mori mandatin për formimin e Qeverisë së re, Zoran Zaev, pritet që të filloj bisedimet me partitë politike shqiptare për ndarjen e posteve në kabinetin e ri qeveritar.
Sot është paralajmëruar se do të mbahet takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti. Bisedimet pritet të vazhdojnë edhe gjatë javës ngase përpos me BDI-në, Zaev ka paralajmëruar se do të bisedoj me Lëvizjen BESA dhe “Aleancën për shqiptarët”.



