Talebanët: Arratiset e gjithë kombëtarja e femrave të reja nga Afganistani

Talebanët: Arratiset e gjithë kombëtarja e femrave të reja nga Afganistani

Lojtaret femra të ekipit kombëtar të Afganistanit në futboll kanë kaluar kufirin për në Pakistan.

Vajzat kishin kaluar gjithë muajin duke u fshur pas frikës se talebanët nuk do të respektonin të drejtat e grave.

Ekipi i vajzave të rritura kishte ikur nga Kabulli muajin e kaluar, por ekipi i vajzave të reja kishte mbetur pasi iu mungonin dokumentet, raporton BBC, përkthen Periskopi.

32 lojtare me familjet e tyre fituan vizat pasi lobuan te bamirësia “Futbolli për Paqë”.

Zyrtarët thanë se grupi, që kishte 115 njerëz gjithsej, do të udhëtonte për në Peshawar për në pjesën lindore të qytetit Lahore ku do të strehoheshin në Federatën e Futbollit të Pakistanit.

Gjatë kohës sa talebanët kishin pushtetin, prej 1996 e deri më 2001, gratë e kishin të ndaluar që të luanin çfarëdo sporti. /Periskopi

Shpërndaje në: