Talebanët shpallin qeverinë e re: Kryeministri i papritur, ministri i brendshëm i kërkuar nga FBI

Talebanët shpallin qeverinë e re: Kryeministri i papritur, ministri i brendshëm i kërkuar nga FBI

Talebanët kanë njoftuar formimin e një qeverie të përkohshme në Afganistan, që do të udhëhiqet nga një prej themeluesve dhe që ministër të brendshëm ka një prej më të kërkuarve të FBI.

Qeveria do të udhëhiqet nga Mulla Mohammad Hassan Akhund, me bashkëthemeluesin Mullah Abdul Ghani Baradar si zëvendës.

“Ne e dimë që populli ynë ka pritur për një qeveri të re,” tha zëdhënësi Abihullah Mujahid, raporton BBC, përkthen Periskopi.

Talebanët e morën kontrollin në pjesën më të madhe të vendit para më shumë se tre javësh.

Njoftimi i kabinetit në detyrë është një hap kyç në formimin e qeverisë së re talebane.

Sarajuddin Haqqani, ministri i brendshëm në detyrë, ishte prapa disa prej sulmeve më vdekjeprurëse terroriste në vend.

Organizata e tij ishte shpallur terroriste nga ShBA-ja. /Periskopi

Shpërndaje në: