Tallje me notat e Dimal Bashës, Konjufca në rolin e ‘drejtorit të shkollës’: Ky tuj marrë 2-sha qishtu ka ardhë në Parlament

Tallje me notat e Dimal Bashës, Konjufca në rolin e ‘drejtorit të shkollës’: Ky tuj marrë 2-sha qishtu ka ardhë në Parlament

Po vazhdojnë talljet me deputetin e Vetëvendosjes, Dimal Basha në rrjetet sociale, pasi iu publikuan notat e dobëta në shkollë.

Në një video ironike që e publikon Armend Demaku, është kombinuar një replikë e Dimal Bashës me një replikë tjetër të Glauk Konjufcës, natyrisht në kontekste të ndryshme.

Dimal Basha: Ti po del po më vlerëson mu për të meçëm, unë në krahasim me ty ni herë e kam kry fakultetin tani kam hy n’politikë. Ti ke hi në politikë tani e ke marrë vesh që duhet mi kry shkollat.

Glauk Konjufca: Unë mendoj që shumica e mësuesve në Kosovë punojnë me nder edhe me përkushtim, mirëpo ndonjë rrallë mundet me qenë i pandërgjegjshëm, për shembull si ai mësuesi që ia ka qitë këtij 2-sh edhe nuk e ka ngelë, edhe ky tani tuj marrë 2-sha qishtu ka ardhë në Parlament të Kosovës.

Shpërndaje në: