Tanja Fajon rizgjedhet raportuese e Kosovës në Parlamentin Evropian

Tanja Fajon rizgjedhet raportuese e Kosovës në Parlamentin Evropian

Kosova do të vazhdojë të ketë raportuesen e njëjtë në Parlamentin Evropian.

Kjo pasi eurodeputeja Tanja Fajon ka arritur që të rizgjedhet edhe për një mandat tjetër 5 vjeçar.

Tanja Fajon ka marrë shumicën e votave nga Social Demokratët. Deri në 53.472 votues votuan për të.

Kësisoj Fajon do të jetë pjesë e legjislaturës së deputetëve të Parlamentit Evropian.

Por për dallim nga Kosova, Shqipërisë do të ketë një raportues të ri në Parlamentin Evropian. Kjo pasi raportuesi Knut Fleckenstein tregoi se nuk do të jetë më eurodeputet dhe se pati një rezultat zhgënjyes nga këto zgjedhje.

Por ligjvënësi gjerman shtoi se pavarësisht kësaj, angazhimi i tij me Evropën e sidomos me Ballkanin nuk ka përfunduar.

 

Shpërndaje në: