Taulant Seferi afër kalimit në Turqi

Taulant Seferi afër kalimit në Turqi

Taulant Seferi vijon të jetë në qendër të merkatos. Ndonëse është në grumbullim me Tiranën, ku po përgatitet për eliminatoret e Champions Leagues ndaj Dudelange, sulmuesi i bardhebluve mund të ndërrojë shumë shpejt skuadër.

Ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar, por deri tani asnjëra prej tyre nuk ka plotësuar pretendimet e Tiranës dhe vetë futbollistit ndaj janë refuzuar.

Sipas SuperSport thuhet se është futur në garë një nga klubet me buxhetin më të madh në ligën e parë turke, Manisa FK, që është gati të paguajë deri në 800 mijë euro për kartonin e sulmuesit nga Kumanova.

Negociator është ish futbollisti Hair Zeqiri, tashmë në rolin e menaxherit dhe shumë shpejt pritet që të email-in e Tiranës të mbërrijë oferta zyrtare, që mund të kënaqë jo vetëm klubin bardheblu, por edhe vetë Seferin.

Manisa FK është themeluar vetëm në 2019-ën dhe ka ngjitur shumë shpejt shkallët, teksa këtë sezon do të synojë përforcimin, për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk dhe projekti i ri mund të nisë pikërisht nga Taulant Seferi.

Shpërndaje në: