Tayna dhe Mozzik më shumë klikime se një këngë e Eminem në Youtube

Tayna dhe Mozzik më shumë klikime se një këngë e Eminem në Youtube

Tayna dhe Mozzik realizuan së fundi bashkëpunimin e tyre të këngës ‘Edhe ti’.

Kjo këngë iu dedikua njerëzve ‘lakmitarë’, e më së shumti atyre që lakmia u ndikon që të ndahen edhe nga njerëzit që i dashurojnë.

Kësisoj kjo këngë po dëgjohet mjaftë shumë, kudo ku ka shqiptarë.

Por jo aq sa të ketë më shumë klikime në Youtube, sesa ylli botëror Eminem, transmeton Indeksonline.

Nuk dihet se çfarë po ndodhë me këngëtarët shqiptarë, por dihet qartë se Eminem nuk krahasohet assesi me asnjërin, as Tayna-n e as Mozzik.

Eminem lirshëm mund të quhet mësuesi i shumë artistëve nëpër botë, e lëre më i dyshes në fjalë.

Padyshim se kjo është për t’u çuditur, kur dihet krijimtaria e Eminem dhe hiti i tij më i ri, një krijim fantastik në çdo aspekt.

Se deri kur do të zgjasë ky trend i klikimeve, mbetet të shihet.

Shpërndaje në: