Tayna shijon bukuritë e Zvicrës, sjell pamje mahnitëse nga vendi që vizitoi

Periskopi.com Showbiz

Tayna po e shijon në maksimum qëndrimin në Zvicër.

Ani pse fluturimet janë shumë të rralla në këtë kohë pandemie, kjo gjë nuk e ndali Taynën për të udhëtuar në Zvicër, shkruan lajmi.net.

Thuhet se reperja udhëtoi për të përfunduar xhirimet e videoklipit të ri, ndërsa po e shijon këtë udhëtim edhe për të vizituar bukuritë e Zvicrës.

Së fundi, ajo ka ndarë me ndjekësit pamje nga vendi që vizitoi, e që duket se edhe Tayna mbeti e mahnitur nga bukuritë që pa.

Ajo kishte shkuar me biçikletë dhe po e shijonte në maksimum natyrën plot gjelbërim.

Për ndryshe, projekti i fundit nga Tayna është “A je”, këngë të cilën e publikoi vetëm në versionin audio. /Lajmi.net/

   

Shpërndaje në: