A do të anulohet takimi Rusi-Turqi-Iran, për shkak të vrasjes së ambasadorit rus?

A do të anulohet takimi Rusi-Turqi-Iran, për shkak të vrasjes së ambasadorit rus?

Por, vrasja e ambasadorit rus në Turqi, Anderi Karlov, ka ngritur dyshime nëse do të mbahet ky takim.

Pavarësisht zhvillimeve të fundit, autoritetet turke kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë takim, shkruan Periskopi.

Ambasadori rus u qëllua për vdekje nga një polic, i cili kishte motiv Alepon sipas dëshmitarëve.

Takimi i paralajmëruar është i rëndësishëm, pasi Rusia, Turqia dhe Irani lojtarë të rëndësishëm në Siri, me Iranin dhe Rusinë që e mbështetshin fuqishëm presidentin sirian, Bashar Assad, ndërsa Turqia, anëtare e NATO-s, që dëshiron ta shohë Assadin të bjerë nga pushteti.

Prioriteti kryesor i Turqisë, megjithatë është të sigurohet se milicit kurde nuk do të fitojnë më shumë territor në Siri, përgjatë kufirit me Turqinë.

Shpërndaje në: