Të dhëna shokuese: VV i humbi 793.7% gjithsej në Zgjedhje, Ferizaji kampione – shënoi rritje veç në një komunë

Të dhëna shokuese: VV i humbi 793.7% gjithsej në Zgjedhje, Ferizaji kampione – shënoi rritje veç në një komunë

Vetëvendosje e Albin Kurtit i ka humbur rrastë Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit në çdo nivel të mundshëm, duke dëshmuar se qytetarët tashmë janë vetëdijësuar për mungesën e ndryshimit në qeverisje nga pushtetarët e rinj. Por, sa ka humbur saktë?

Periskopi ka kapur kalkulatorin [digitronin] dhe ka njehur një nga një të tridhjetë e katër komunat ku kjo parti ka marrë pjesë me kandidatët e saj për Asamble Komunale.

Mbledhur së bashku, humbja e kësaj partie në përqindje është 793.8 për qind në krahasim me zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti, përcjell Periskopi.

Rënia e Vetëvendosjes ishte drastike në çdo komunë, por Ferizaji tejkalon të gjitha komunat me rënie pasi partia e Kurtit humbi 40.2 për qind të votave. Menjëherë pas Ferizajit është komuna fqinje, Kaçaniku, me 39.3.

Në shifrat me mbi 30 për qind humbje janë edhe: Istogu, Fushë Kosova, Kamenica, Mitrovica, Obiliqi, Prishtina, Vitia, Vushtrria dhe Hani i Elezit.

Ndërkohë, komunat ku Vetëvendosje arriti humbje njëshifrore, pra më të vogël votash ishin: Drenasi [8.8%], Leposaviqi [0.3], Shtërpca [6.5], Zveçani dhe Zveçani [1.7].

Madje, ekziston një komunë e vetme në të cilën VV ka dalë më mirë në përqindje se sa në zgjedhjet e 14 shkurtit dhe ajo është Zubin Potoku. Nga 5.1 për qind sa kishte qenë më 14 shkurt do të shkonte në 5.7 për qind më 17 tetor, duke shënuar një rritje prej 0.6 për qind.

Të dhënat: Rez. më 17 tetor | Rez. më 14 shkurt | Rënia/Rritja

Deçan  | 10,96 | 29.6 | Rënia: 18.7

Gjakovë | 28.6 | 55.2 | Rënia: 26.6

Drenas | 16.6 | 25.4 | Rënia: 8.8

Gjilan | 29.0  | 65.2 | Rënia: 36.2

Dragash | 16.3 | 27.8 | Rënia: 11.5

Istog | 19.2 | 45.5 | Rënia: 36.3

Kaçanik | 30.2 | 59.5 | Rënia: 39.3

Klinë | 11.2 | 32.5 | Rënia: 21.3

F.Kosovë | 22.5 | 56.5 | Rënia: 34.0

Kamenicë | 23.1| 58.1 | Rënia: 35.0

Mitrovicë J | 30.6 | 64.3 | Rënia: 33.7

Leposaviq | 1.0 | 1.4 | Rënia: 0.3

Lipjan | 19.4 | 48.9 | Rënia: 29.5

Novobërdë | 9.66 | 25.3 | Rënia: 15.7

Obiliq | 19.7 | 53.4 |Rënia: 33.7

Rahovec | 22.2 | 49.3 | Rënia: 27.1

Pejë | 18.7 | 50.5 | Rënia: 31.8

Podujevë | 37.4 | 60.9 | Rënia: 23.5

Prishtinë | 34.2 | 65.1 | Rënia: 30.9

Prizren | 28.6 | 47.5 | Rënia: 19.9

Skënderaj | 5.0 | 20.0 | Rënia: 15.0

Shtime | 36.0 | 51.2 | Rënia: 15.2

Shtëpcë | 8.5 | 15.0 | Rënia: 6.5

Suharekë | 12.2 | 41.1 | Rënia: 29.9

Ferizaj | 21.7 | 61.9 | Rënia: 40.2

Viti | 27.6 | 59.7 |Rënia: 31.9

Vushtrri | 25.0 | 61.5 | Rënia: 36.5

Z.Potok | 5.7 | 5.1 | Rritje: 0.6

Zveçan: | 0.5 | 2.2 | Rënia: 1.7

Malishevë | 15.8 | 33.5 | Rënia: 17.7

Junik | 19.4 | 32.0 |Rënia: 12.6

Mamushë | 3.3 | 10.1 | Rënia: 7.8

Han Elez | 21.4 | 54.2 | Rënia: 32.8

Kllokot | 5.8 | 28.4 | Rënia: 22.8

Shpërndaje në: