Të dielën hidhet shorti për Ligën Unike

Të dielën hidhet shorti për Ligën Unike

Të dielën (nesër) nga ora 11:00 do të hidhet shorti për Ligën Unike, në konkurrencën e meshkujve dhe atë të femrave, derisa garat do të fillojnë në fundjavën e ardhshme.

Në konkurrencën e meshkujve do të garojnë katër skuadrat më të mira nga Kosova dhe Shqipëria, ndërsa te femrat, tri skuadrat më të mira nga Kosova e Shqipëria.

Te meshkujt në këtë edicion do të garojnë: Golden Eagle Ylli, Rahoveci, Prizreni 16 dhe Peja nga Kosova, kurse Teuta, Vllaznia, Tirana Neptun dhe Kamza nga Shqipëria.
Do të zhvillohen gjithsej 14 ndeshje (vajtje-ardhje) dhe më pas skuadrat më të mira do të garojnë për titullin kampion.

Ndërkohë, te femrat do të marrin pjesë: Penza, Prishtina dhe Bashkimi nga Kosova dhe Partizani, Tirana dhe Flamurtari nga Shqipëria. Do të zhvillohen dhjetë xhiro (vajtje-ardhje) dhe më pas do të zhvillohet faza e “play-off”-it.

Transmetimi i shortit do të bëhet ‘LIVE’ dhe do të transmetohet në rrjetet sociale të Ligës Unike, Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit.

Shpërndaje në: