“Të dua shumë”, fjalët e fundit që Einxhel Shkira i tha Dj Dagz-it

“Të dua shumë”, fjalët e fundit që Einxhel Shkira i tha Dj Dagz-it

Dj Dagz ka qenë banori i cili u eleminua natën e sotme nga Big Brother VIP.

Në një zingjir të nisur nga Beatrixa, Einxhel Shkira dhe Dj Dagz ishin dy banorët që ngelën të fundit.

Televotimi i cili zgjati vetëm pak minuta, Dagz ishte ai i cili kishte marrë më pak vota, duke lënë kështu përfundimisht shtëpinë e Big Brother VIP.

Një pjesë e banorëve shpërthyen në lot, derisa Einxhel ishte ajo e cila e përjetoi më keq gjithë këtë eleminim.

Derisa po përshëndeteshin në fund, Einxhel Shkira i shprehu dashurinë e madhe që ka për Dagz, me të cilin kishin disa javë që po shijonin romancën e dashurisë.

“Të dua shumë”, ishin fjalët e Einxhel derisa i dha përqafimin e fundit Dj Dagzit.

Shpërndaje në: