Të famshmit që kanë pasur prindër kriminelë

Të famshmit që kanë pasur prindër kriminelë

Aktorja amerikane, Lindsay Lohan ishte në fillim të karrierës së saj, kur babai i saj kishte përfunduar në burg për shkak të një vepre penale. Michael Lohan ka kaluar tre vite në burg dhe më pas për 5 vite ishte në lirim me kusht. Mirëpo, ai e kishte shkelur dënimin me kusht, kur kishte shkuar për ta vizituar Lindsay-n në Napa të Kalifornisë dhe ishte dënuar me një vit tjetër burg. Por as kjo nuk e ka mbushur mend, pasi ai vazhdon me shkeljen e ligjit, duke përfshirë edhe për dhunë në familje.

Babai i aktori Woody Harrelson ishte një shitës droge dhe kishte përfunduar si vrasës me pagesë. Charles Harrelson nga një shitës droge, shumë shpejt ishte shndërruar në një vrasës me pagesë. Për herë të parë është angazhuar në vrasjen e Alen Harri Berg dhe atë për 2500 dollarë. Por në mungesë së provave ishte liruar. Po atë vit ai kishte kryer edhe një vrasje tjetër, por gjykimi ishte ndërprerë dhe ai sërish ishte liruar. Mirëpo, fati e kishte braktisur më 1973, kur ishte dënuar me 15 vite burg, por ishte liruar 5 vite më vonë. Mirëpo, më 1979, ai është arrestuar sërish për vrasje të gjykatësit, John Voodie. Për këtë ishte dënuar me dy dënime me burg të përjetshëm. Ai ka vdekur më 2007 në burg.

635519943162381721-XXX-WOODY-HARRELSON-JY-0254-68671076

Babai i aktorit Jackie Chan ishte një agjent sekret, i cili thuhet se ka marrë pjesë në shumë likuidime politike gjatë luftës qytetare. Edhe e ëma e tij Lil-Li, para se të njoftohej me të atin ishte shitëse e opiumit  dhe një e pasionuar pas bixhozit.

Men___Male_Celebrity_Producer_Jackie_Chan_056882_

Ylli i serisë “Gossip Girls”, Leighton Meester ishte në stomakun e nënës së saj, kur ajo ishte dënuar me 10 vite burg për shkak të kontrabandës me drogë. Pasi kishte lindur në spital, ajo vetëm tre muaj ka qëndruar me të ëmën dhe më pas për të është përkujdesur gjyshi dhe gjyshja./Zeri/.

leighton-759

 

Shpërndaje në: