‘Të fitosh Grammy në muzikë është si të fitosh Oscar në film’

‘Të fitosh Grammy në muzikë është si të fitosh Oscar në film’

Ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Greçievci ka shkruar për suksesin e Dua Lipës në Grammy. Ai thotë se ‘janë të tepërtë fjalës për të përshkruar ngritjen meteorike të vajzës sonë, Dua’. Njëherit, ambasadori Greiçevci shkruan se të fitosh ‘Grammy në muzikë është njësoj sit ë fitosh Oscar në film”.

Ja shkrimi i plotë i tij në FB:

Fjalët janë të tepërta për ta përshkruar ngritjen meteorike të vajzës sonë, Dua. Më kujtohet korriku i vitit 2015, ceremonia e dekorimit të Rita Orës si ambasadore nderi e Kosovës, në ambasadën në Londër. Aty kisha ftuar shumë personalitete të shquara, në mesin e tyre edhe Duan, por ajo, në atë kohë, ishte tek në fillet e para të karrierës muzikore, dhe prania e saj nuk qe vërejtur edhe aq shumë në sallë. Prej atëherë ka kaluar jo më shumë se tri vite e gjysmë, dhe shih çfarë suksesi në nivel botëror ka arritur Dua! Është gjë e mahnitshme! Të fitosh Grammy për muzikë është pothuajse njësoj si të fitosh Oscar për film.

Faleminderit Dua, faleminderit familje e mrekullueshme e Duas, për këtë dhuratë kaq të çmueshme për të gjithë ne.

 

Shpërndaje në: