Të gjitha befasitë e jashtëzakonshme që ndodhën dje në Zgjedhje Lokale

Të gjitha befasitë e jashtëzakonshme që ndodhën dje në Zgjedhje Lokale

Zgjedhjet Lokale që u mbajtën dje kanë prodhuar rezultate shumë befasuese nëse marrim parasysh rezultatet e zgjedhjeve nacionale që u mbajtën vetëm tetë muaj e tri ditë më herët, më 14 shkurt. Por, cilat ishin ato?

Vetëvendosje tashmë po e përmbyll edhe muajin e shtatë në qeverisje, me Albin Kurtin që ishte votuar kryeministër i Republikës së Kosovës më 23 mars. Por, punët e bëra prej tij duket se nuk po i pëlqejnë popullit kosovar pasi që në rezultatet komunale rezultatet ishin vërtet dëshpëruese për të.

Vetëvendosje që kishte marrë rreth 418 mijë vota në zgjedhjet kombëtare, nuk ka arritur të fitojë as gjysmën e tyre në këto zgjedhje dhe qeverisja e dobët Kurti II duket se është ndër shkaktarët më të mëdhenj.

Por, cilat ishin të gjitha befasitë?

Prishtina përparon, nuk bëhet si Vitia

Kur janë numëruar 99.58 për qind të votave, Përparim Rama ka marrë 24 mijë e 474 vota në Prishtinë, ose 29.34 për qind.

Arben Vitia ka pak më shumë se 10 mijë vota në epërsi, ose 42.26 për qind, por gjasat për të mbetur e pari në balotazh janë fare minimale.

Edhe nëse potencialisht Arben Vitia me Vetëvendosjen nënshkruajnë marrëveshje me PDK, AAK, AKR e partinë Fjala, nuk pritet që votuesit e këtyre partive do ta votojnë Vitinë të zhgënjyer me partinë e Albin Kurtit në kryeqytet.

Për më shumë, një pjesë e madhe e votuesve që nuk kanë marrë pjesë në këto zgjedhje duke qenë të bindur që Vitia do të fitonte pa balotazh, tashmë do të marrin pjesë në balotazh për ta votuar Përparimin.

Prishtina duket se nuk do të mbetet një qytet i lodhët si Vitia, por do të përparojë me Përparimin!

Vushtrria nuk mashtrohet

Të gjitha sondazhet kishin paraparë një balotazh mes LDK-së dhe Vetëvendosjes në komunën e Hasan Prishtinës.

Por, këto sondazhe duket se kanë punuar në të mirë të Vetëvendosjes, pasi kjo parti në zgjedhje reale arriti që të dilte vetëm e treta, dhe me një distancë goxha të lartë në disavantazh ndaj LDK-së dhe PDK-së.

PDK që nuk parashihej as të hynte në balotazh, doli e para me 34.89 për qind të votave me kandidatin Ferit Idrizi. Xhafer Tahiri ndërkohë pati 33.77 për qind të votave.

Vetëvendosje në qendër duhet të hedhë sytë kah kjo degë e saj në këtë komunë për të kuptuar pse është refuzuar kaq masivisht nga qytetarët.

Perzereni [Prizreni] po përzen Haskukën

Edhe Prizreni ka prodhuar një rezultat që tregonte se sondazhet e kanë favorizuar Vetëvendosjen në këtë komunë.

Kur janë numëruar 97.74 për qind të votave, partia e Albin Kurtit me kandidat Mytaher Haskukën, mori më pak se 40 për qind të votave dhe do ta ketë shumë të zorshme balotazhin me Shaqir Totajn e Partisë Demokratike që ka vetëm 4 mijë e diçka vota më pak.

Pritej që Haskuka të dilte i pari dhe nuk pritej të fitonte pa balotazh marrë parasysh skandalet e shumta, poor nuk pritej të dilte kaq dobët.

Mitrovica nuk skuqet në hartë, skuq Albin Kurtin

Përkundër gjithë mbështetjes së parezervë për kandidatin e saj Agim Bahtirin, Vetëvendosje e ka humbur komunën e Mitrovicës pa balotazh nga PDK-ja.

Duket se disa prej mashtrimeve nuk u blenë prej qytetarëve kësaj here. Berdi Hamza ia doli të fitonte 53.86 për qind në një përmbysje të frikshme elektorale ku pati një ndëshkim të paparë elektoral.

Hani i Elezit bëhet ‘Hani i Lumezit’

Hani i Elezit duket se simbolikisht do të bëhet Hani i Lumezit, nëse luajmë me fjalët e kryeministrit Albin Kurti “Vjen Elezi, shkon Lumezi”. Kësaj here, “shkoi Elezi, erdh Lumezi” në Han.

Mehmet Ballazhi i PDK-së nuk kishte nevojë për ballazh, na falni balotazh, për të fituar ndaj fituesit serik Rufki Sumës.

Tashmë janë numëruar 100 për qind të votave, dhe Ballazhi i ka fituar 50.98 për qind të votave.

Kllokoti gurgullon

Kllokoti i njohur për ujin me gaz, ka prodhuar një rezultat fantastik për të gjithë kundërshtarët e Listës Srpska. Të paktën, në bazë të 71 për qind të votave të numëruara.

Atje kandidati i Lista Srpskas nuk ka arritur të mbledhë më shumë se 40 për qind të votave, derisa Strahinja Spasic dhe Sasha Mirkoviq kanë pasur rezultate mjaft të mira. Shkuarja në balotazh mundëson që të ketë shpresë për Kllokotin që nuk do të bie në duart e Beogradit.

Krejt dhe Drejt në Shtime

Nga 100 për qind të votave të numëruara del se Vetëvendosje e ka shënuar një rezultat vërtet të madh në Shtime. Krejt dhe Drejt në Shtime. Në fakt, nuk ishin krejt dhe në këtë komunë do të ketë balotazh por megjithatë Vetëvendosje befasoi duke dalë e para.

Qemajl Aliu, kandidati i VV-së, fitoi 45.1 për qind ose 59 vota më shumë se kandidati i PDK-së Naim Ismajli.

Mitrovica e Veriut bëhet e Veriut

Çka bëhet nëse bashkohen të gjitha partitë politike shqiptare, me VV e me LDK e me PDK e me AAK? Përgjigja: Humbin 91.33 me 8.67 ndaj Lista Srpskas.

Megjithëse kishte një trend të mirë të kandidatit të krejt këtyre partive në Mitrovicën e Veriut, Erden Atiqit, rezultati është absolutisht qesharak në fund.

Milan Radojeviq ka marrë 91.33 për qind të votave. /Periskopi

Shpërndaje në: