Të gjithë deputetët myslimanë në Gjermani kanë votuar pro martesave mes gjinisë së njëjtë

Të gjithë deputetët myslimanë në Gjermani kanë votuar pro martesave mes gjinisë së njëjtë

Të gjitha gjashtë deputetët myslimanë në Parlamentin e Gjermanisë kanë votuar në favor të ligjin që jeton martesat mes gjinive të njëjta, derisa kancelarja Angela Merkel votoi kundër duke thënë se martesa bëhet mes burrit dhe gruas.

Përkundër kundërshtimit të kancelares, ligji historik për “martesë për të gjithë” kaloi me 393 vota në favor dhe 226 kundër në Bundestagun gjerman të premten që lamë pas, transmeton Express.

Partia e të Gjelbërve ka njoftuar se në mesin e vet i ka katër ligjvënës myslimanë – Cem Ozdemir, Ekin Deligoz, Ozcan Mutlu dhe Omid Nouripour – të cilët kanë votuar për aprovimin e legjislacionit.

 Ndërkohë, Aydan Ozoguz, deputet mysliman nga radhët e Partisë Social Demokratike të qendrës së majtë, po ashtu ka votuar në favor të këtij ligji, pasi partia e tij e kritikoi Merkelin për vonesa turpëruese të legjislacionit.

Edhe deputetja myslimane nga partia e Merkelit, Cemile Giousouf, ka votuar pro martesave mes gjinive të njëjta.

Aktivisti Filipe Henriques ka shkruar në Twitter: “Ajo [Cemile] është grua myslimane dhe konservatore. Ajo votoi pro, derisa shumica e kolegëve të saj nga CDU votuan kundër. Merkel mendon se martesa është gjë e shenjtë që bëhet mes burrit dhe gruas. Shumica e gjermanëve dhe të gjitha deputetët myslimanë besojnë në barazi. Kush ka nevojë për integrim?”

Shpërndaje në: