Të gjithë dëshirojnë të shkojnë në Gjermani, regjistrohen 10 milionë të huaj

Të gjithë dëshirojnë të shkojnë në Gjermani, regjistrohen 10 milionë të huaj

Në Gjermani jetojnë dhjetë milionë të huaj, që paraqet shifër rekorde dhe numri më i madh i shtetasve të huaj i regjistruar në pesëdhjetë vjetët e fundit.

Këtë e ka bërë të ditur statistika më e re e kombit 82-milionësh, në të cilin integrimi i të huajve është temë e rëndësishme e pushtetit dhe opozitës.

Sipas të dhënave të Entit federal për statistika, madje 5,7 milionë, prej gjithsej 10 milionë vetave me nënshtetësi të huaj, aq sa janë regjistruar kah fundi i vitit të kaluar, vijnë nga vendet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian, transmeton KosovaPress.

Numri më i madh i të ardhurve në Gjermania, janë para se gjithash nga Siria, Afganistani dhe Iraku, tregojnë të dhënat zyrtare, sipas të cilave në zenitin e krizës së migrantëve, në vitin 2015, në Gjermani kanë arritur 1,5 milion njerëz.

Vitin e kaluar, megjithatë, numri i tyre është zvogëluar dhe janë regjistruar 480.000 persona të ardhur.

Gjermania, për shkak të gjendjes dhe klimës së mirë është tërheqëse edhe për shtetas të BE-së, ashtu që të dhënat statistikore tregojnë se në këtë vend jetojnë 4,3 milionë të huaj  me prejardhje nga BE.

 

Shpërndaje në: