Të gjithë e ngritën në qiellin e shtatë por kjo huqje e Haalandit sot është thjesht e tmerrshme

Të gjithë e ngritën në qiellin e shtatë por kjo huqje e Haalandit sot është thjesht e tmerrshme

Është e pamohueshme se Erling Haaland po kalon nëpër një formë fantastike, duke marrë parasysh faktin se ai është vetëm 20-vjeçar.

Por, derisa vazhduan komentet se ai është ndoshta nga një tjetër planet, është mbinjeri, është makineri golash, norvegjezi ka dështuar paksa në këtë fundjavë.

Haaland e kishte shansin që t’i siguronte një pikë Borussia Dortmundit, mirëpo Kolni i mori që të tria me vete në fitoren 2-1.

Kur ishte minuta e 95-të, Marcos Reus harkoi në zonë, mirëpo norvegjezi dështoi ta fuste topin në rrjetë nga një distancë shumë e vogël me portën.

Haaland goditi topin, mirëpo më e vështirë ishte që ta hidhte jashtë se sa të shënonte, e sulmuesi i talentuar dështoi në atë moment.

Që nga janari, sulmuesi ka shënuar 13 herë në 15 ndeshje për skuadrën gjermane në Bundesliga, derisa në Ligën e Kampionëve në këtë sezon ka realizuar gjashtë herë në katër paraqitje.

Shpërndaje në: