Të gjithë ia kanë lakmi Werderit të Milot Rashicës – S’ka humbje për ta në vitin 2019

Të gjithë ia kanë lakmi Werderit të Milot Rashicës – S’ka humbje për ta në vitin 2019

Werder Bremen e ka nisur në mënyrë fantastike vitin 2019 dhe është skuadra e vetme nga top 5 kampionatet evropiane që nuk ka pësuar humbje

Werder Bremen ka zhvilluar 14 ndeshje gjatë vitit 2019 në të gjitha garat dhe nuk e ka pësuar asnjë humbje, shkruan Periskopi.

Skuadra e Rashicës ka regjistruar 8 fitore dhe 6 barazime në 14 përballjet e luajtura në këtë vit.

Miloti është njëri nga më meritorët për këtë arritje të Werderit pasi në shumicën e ndeshjeve ka qenë lojtari kyç duke shënuar dhe asistuar.

Ylli nga Vushtrria madje në shumë xhiro të Bundesligës e ka parë veten në formacionin e javës.

Rashica këtë edicion ka shënuar 8 gola në Bundesligë si dhe ka dhuruar 3 asiste për shokët e skuadrës.

Werderi është në pozitën e shtatë në tabelë dhe po lufton për një vend që siguron garat evropiane për edicionin e ardhshëm. /PERISKOPI/

Shpërndaje në: