Të gjithë miqtë dhe bashkëpunëtorët e Agim Bahtirit iu bashkuan Bedri Hamzës, tani i quan dështakë

Periskopi.com Lajme

 Agim Bahtiri dikur krenohej me koalicionet që arrinte me të gjitha subjektet politike në Mitrovicë, me qëllimin e vetëm të dal fitues.

Ndërsa fitorja e tij vendosej pikërisht nga mbështetja e këtyre partive që bëheshin bashkë, dhe mposhtnin kundërkandidatin e tij.

Po nga ajo kohë duket se gjithçka ka ndryshuar, pasi bashkëpunëtorët e tij që i ndihmuan duket se ia kanë kthyer shpinën pothuajse të gjithë, shkruan Jepi Zë.

Dikur bashkëpunëtorët dhe përkrahës të tij me të cilët ishte në koalicione dhe iu kishte ndarë dikastere për udhëheqje, tani Bahtiri po i quan dështakë, pasi të njëjtit po i japin mbështetje kandidatit për kryetar Bedri Hamza.