Të gjithë për Durrës, rikthehet tmerri në trafik (Foto)

Të gjithë për Durrës, rikthehet tmerri në trafik (Foto)

Është fundjavë dhe sigurisht që të gjithë bëjnë plane për plazh. Mirëpo shqetësuese duket situata sot në autostradën Tiranë-Durrës. Radha e gjatë e makinave fillon që nga “Casa Italia” dhe nuk dihet se ku përfundon.

Për të shkuar në Durrës nëse në ditë normale do të duhen rreth 30 minuta, ditën e sotme do të duhen shumë më shumë.

Ky është një problem pothuajse i përjavshëm që shfaqet, pasi nevoja për pak pushim që ndiejnë kryeqytetasit në këto ditë të nxehta vere me temperatura rekord është vërtet e lartë.

E njëjta problematikë shfaqet edhe gjatë orëve të pasdites kur pushuesit ditorë iu duhet të kthehen në Tiranë. /Shuplaka

 

Shpërndaje në: